Tregtia e jashtme e mallrave Tetor 2019

Contact Us

Tregtia e jashtme e mallrave Tetor 2019

Tetor 2019
Tiranë, më 18 Nëntor 2019: Në Tetor 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u
ulur me 10,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 8,3 %, në krahasim
me Shtator 2019. Importet e mallrave arritën vlerën 59 mld lekë, duke u rritur me 1,6 %, në krahasim me një vit
më parë dhe me 13,3 %, në krahasim me Shtator 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u
rritur me 14,3 %, krahasuar me Tetor 2018 dhe me 17,9 %, në krahasim me Shtator 2019.
Fig. 1Ndryshimi vjetor në Tregtinë e mallrave(%)
Në dhjetëmujorin e vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 252 mld lekë, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar
me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 540 mld lekë, duke u rritur me 2,9 %, krahasuar me
një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 288 mld lekë, duke u rritur me 9,4 %, krahasuar me të njëjtën
periudhë të vitit 2018.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rënia vjetore e eksporteve prej 10,3 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe
metale” me -3,2 pikë përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -2,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë
djegëse, energji elektrike” me -2,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht
grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,04 pikë
përqindje.

Tetor 2019
Eksporte Importe
Faqe 2 Tregtia e jashtme e mallrave Tetor 2019
Për t’u konsultuar me botime të tjera, vizitoni faqen e INSTAT: http://www.instat.gov.al/
Fig.2 Kontributi igrupeve në ndryshimin vjetor të eksporteve, Tetor2019(p.p)
Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë ulur me -3,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar
negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,1 pikë
përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,2 pikë
përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë
këmbimi” me +1,2 pikë përqindje,“Ushqim, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike”
me +0,5 pikë përqindje.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Rritja vjetore e importeve prej 1,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse,
energji elektrike” me +1,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +1,1 pikë përqindje, “Makineri,
pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht
grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -1,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,2 pikë përqindje,
“Prodhime druri dhe letre” me -0,5 pikë përqindje.

Faqe 3 Tregtia e jashtme e mallrave Tetor 2019
Për t’u konsultuar me botime të tjera, vizitoni faqen e INSTAT: http://www.instat.gov.al/
Fig.3 Kontributii grupeve në ndryshimin vjetor të importeve,Tetor2019(p.p)

Si dhjetëmujor, importet janë rritur me 2,9 %, krahasuar me dhjetëmujorin e parë 2018. Grupet që kanë ndikuar
pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,3 pikë
përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,5 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë
përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”
me -0,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,04
pikë përqindje.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Tetor 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me
Tetor 2018 janë: Spanja (3,7 %), Gjermania (4,1 %), dhe Maqedonia (3,5 %). Ndërsa vendet me të cilat
eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-6,7 %), Kosova (-9,1 %) dhe Greqia (-18,5 %).
Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me
një vit më parë, janë: Kosova (12,9 %), Gjermania (5,8 %), dhe Kina (13,7 %). Ndërsa vendet me të cilat
eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-2,6 %), Spanja (-13,3 %) dhe Greqi (-4,6 %).
Në muajin Tetor 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me
Tetor 2018 janë: Turqia (+20,5 %), Greqia (+9,5 %), dhe Gjermania (+0,5 %). Ndërsa vendet me të cilat
importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-10,1 %), Kina (-1,5 %) dhe Spanja (-64,0 %).

Faqe 4 Tregtia e jashtme e mallrave Tetor 2019
Për t’u konsultuar me botime të tjera, vizitoni faqen e INSTAT: http://www.instat.gov.al/
Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me
një vit më parë, janë: Kina (14,5 %), Turqia (11,2 %) dhe Greqia (8,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet
kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-6,0 %), Gjermania (-7,5 %) dhe Rusia (-12,4 %).
Fig.4Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së, Tetor 2019
Eksporte Importe

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 63,3 %, të gjithë tregtisë. Në Tetor 2019, eksportet drejt vendeve
të BE-së zënë 78,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,4 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,7 %), Turqia (7,5 %), Greqia (6,6 %) dhe Kina (6,5 %).
Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin e parë 2019, me vendet e BE-së zënë 64,2 % të gjithë tregtisë. Në
periudhën Janar – Tetor 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet
nga vendet e BE-së zënë 58,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (32,7 %), Greqia
(7,2 %), Kina (6,9 %) dhe Turqia (6,4 %).

Share this post?

Erald Hysa