
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma humanitare
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.
“DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor.
Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga termeti.” – thuhet në deklaratë.
Shtete të shumta mike dhe partnere të Shqipërisë kanë shpallur menjëherë dëshirën për të kontribuar dhe ndihmuar në situatën tragjike që po kalon vendi ynë.
Në këtë formë forca të shumta specializimi, kontribute financiare dhe plot sende të tjera materiale kanë mbërritur në ndihmë të të prekurve.
Gjithashtu e njëjta strategji po aplikohet nga koncensionari në “Rrugën e Kombit”, ku tarifa për mjetet e ndihmës është pezulluar në mënyrë të menjëhershme.
SCAN