Agjencia Doganore SIGAL-AD është themeluar në vitin 2006, me një staf të dedikuar dhe profesional. Falë një eksperience shumëvjeçare SIGAL-AD është në gjendje të ofrojë asistencë të personalizuar për çdo subjekt tregtar që duhet të kryejë procedurat në doganat shqiptare dhe jo vetëm.
Vizioni ynë ndërthuret me dedikimin për të ofruar një shërbim korrekt dhe të personalizuar.
Aktiviteti ynë kryesor është konsulenca për procedurat doganore për mallra, shërbim spedicioner, siguracion i mallit në transport, CMR si dhe një gamë të gjerë sigurimesh të tjera individuale ose për personat e tretë.
Përvoja shumëvjeçare në këto shërbime si dhe stafi i dedikuar bëjnë që çdo klient të ndihet i sigurtë për rezultatin.
Agjencia Doganore SIGAL-AD ofron edhe shërbime të tjera të ndryshme, duke iu përshtatur kërkesave të klientëve dhe legjislacionit në fuqi. Falë partneritetit me shoqëri sigurimesh, trasporti etj, po zgjerojmë gamën e shërbimeve tona, në mënyrë që procedurat doganore për JU të mos jenë më shqetësim!
dhe jemi në çdo moment afër klientit me korrektësi, shpejtësi dhe cilësi.