Sigurimi i Mallit në Trasport (Cargo)

SIGAL-AD ka një eksperiencë të gjatë në sigurimin e mallit në transport nga të gjitha rreziqet gjatë transportit:

  • Tokësor;
  • Ajror;
  • Detar;

Sigurimi i mallrave  gjatë transportit, nëpërmjet tri klauzolave bazë të sigurimit të mallit A, B, C, si më poshtë:

Klauzolat C të Institutit të Mallit – 1/1/1982. Humbjet totale dhe avari të pjesëshme në qoftë se shkaktohen nga:

  • Zjarri, eksplozioni;
  • Aksidente të mjeteve të transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët);
  • Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë;
  • Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificën gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det;
  • Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës;
  • Kontributi i mallit në avarinë e përgjithshme.

Klauzolat B të Institutit të Mallit – 1/1/1982. Si klauzola “C”, por shtohen:

  • Tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja;
  • Rënia e ujit mbi bordin e anijes;
  • Rënia totale e pakove të veçanta gjatë ngarkim-shkarkimit.

Klauzolat A të Institutit të Mallit – 1/1/1982. Nuk emërtohen rreziqet, por mbulohen:

Të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme.

Këto klauzola janë të njëjta me ato të tregut të Londrës dhe aplikohen pothuajse në të gjithë Europën. Ky sigurim mbulon dëmet fizike të mallrave të shkaktuara nga çdo ngjarje e paparashikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme.